29 Mars 2024

Kosova dhe Iowa shënojnë 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Ndërshtetëror

Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar sot për në SHBA me qëllim të shënimit të 10 vjetorit të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror  në mes të Kosovës dhe Iowa-s. 

Me këtë rast, ministri Mehaj do të zhvillojë takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa. 

Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet.

Ministri Mehaj theksoi se partneriteti ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm dhe kjo forcë është faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.

“Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të jetë vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm”, tha ministri në prag të nisjes për në SHBA duke shprehur falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)