01 Maj 2024

Konfirmohet aktakuza kundër pesë të pandehurve

Prishtinë, 18 maj - Një gjykatës vendor i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër pesë të pandehurve që akuzohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm - sulmin ndaj ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, që ndodhi në korrik të vitit 2009.

Pas konfirmimit të aktakuzës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi lirimin e pesë të pandehurve në pritje të gjykimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshoj një urdhër-arrest për dy të pandehurit e tjerë për t’i sjellë ata në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më datën 7 qershor 2011, kur do të mbahet seanca.

Ndjekja penale është duke u bërë nga një prokuror i EULEX-it i Qarkut të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)