28 Mars 2024

Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për KFOR-in

Mitrovicë, 7 dhjetor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, kanë ndarë të martën mirënjohje për Njësitin e mbështetjes kombëtare të KFOR-it francez në veri në shenjë mirënjohje për bashkëpunim me strukturat komunale.

Kryetari Kastrati ka falënderuar ushtarakët e KFOR-it dhe ka thënë se ndihma e tyre nuk ka munguar në asnjë moment sa herë është paraqitur nevoja.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, sqaroi ky njësit ka ndihmuar për aksionin që është zhvilluar për prerjen e drunjëve të lartë që kanë rrezikuar çerdhen e fëmijëve në Mitrovicë.

Ai poashtu tha se ky njësit është duke trajnuar edhe ekipin e zjarrfikësve që janë përgjegjës për operim me autoshkallën që është siguruar për Brigadën e Zjarrfikësve në Mitrovicë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)