20 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës, Aksion për eleminimin e qenve endacakë

Mitrovicë, 1 nëntor - Pas ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me rrezikun nga qentë endacakë, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me Shoqatën e Gjahtarëve Sportiv “ Trepça” në Mitrovicë si dhe Policinë e Kosovës  do të nis një aksion për eliminimin e tyre.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha aksioni do të nis më 04.11.2010  dhe do të zgjas deri më 30.11.2010. “Pronarët e qenve shtëpiakë janë të obliguar që gjatë kohës që do të zgjas aksioni mos t’i lëshojnë qentë e tyre në rrugë”.

Ai njoftoi se aksioni do të zhvillohet sipas këtij orari: Të enjten, më 4 nëntor aksioni do të zhvillohet në qytet dhe në lagjen Shipol, ndërsa të martën, më 9 nëntor, aksioni do të shtrihet në qytet, Frashër dhe Vaganicë. Të enjten, më 11 nëntor, aksioni do të realizohet në qytet, Vinarc dhe në afërsi të deponisë së bërllokut, kurse të martën, më 16 nëntor aksioni do të zhvillohet në qytet, Shupkovc dhe Kçiq të Madh dhe Kçiq të Vogël.

Drejtori Bala njofton se aksioni për eliminimin e qenve endacakë të enjten, më 18 nëntor do të zhvillohet në qytet, Tunel të Parë dhe Stan-Tërg dhe Rekë, të martën, më 23 nëntor, në qytet, Stan-Tërg, Bare dhe Bajgorë, të enjten, më 25 nëntor, në qytet dhe Koshtovë, ndërsa të martën, më 30 nëntor në qytet, Zhabar të Epërm, Zhabar rtë Ulët, Brabaniq dhe në afërsi të deponisë së bërllokut.

Aksionet për eliminimin e qenve endacakë zhvillohen prej orë 2 deri në orën 8 të mëngjesit.           

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)