24 Tetor 2021

Komuna e Gjilanit apel kundër zjarreve, fton prokurorinë për hetim të rasteve

Gjilan, 20 gusht – Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët, fermerët dhe kalimtarët e rastit që me kujdes maksimal të sillen ndaj natyrës, pronës publike, e asaj private dhe të mos shkaktojnë zjarre sepse do të sanksionohen përmes institucioneve të shtetit dhe përgjegjësisë ligjore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se rastet e zjarrvënieve, janë të patolerueshme dhe do të inicohen në progurori dhe organe të drejtësisë me të vetmin qëllim për rend dhe rregull në mbrojtje të natyrës, pyjeve dhe pronës pa dallim.

“Zjarrvënia është shumë e pakuptimt për nekur fermerët djegin arat pas korrjes dë drithrave. Inicuesit e zjarreve do të sanksionohen nga organet e drejtësisë. Tashmë e kemi rastin e Pogragjës që është duke u marrë prokuroria me te, sikur që edhe rasti i Stublinës do të procedohet për hetim në prokurorinë e shtetit dhe nuk tolerojmë shkatërrimin e pyjeve dhe hapësirës publike, sepse kështu shkaktohet rrezik i përgjithshëm dhe rrezik i jetës së qytetarëve. Rojet e pyjeve kanë detyrë ekzekutive që ti ruajnë me çdo mjekt dhe çdo kusht pyjet tona. Përkrahja e Komunës së Gjilanit dhe organeve të rendit është maksimale në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)