17 Janar 2022

Komiteti Ushtarak i NATO-s sot viziton Kosovën

Prishtinë, 19 prill - Sot Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga kryetari i këtij komiteti, Admirali Giampaolo Di Paola dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald, do ta vizitojnë KFOR-in dhe Kosovën.

Gjatë vizitës së trupave të KFOR-it, anëtarët e Komitetit Ushtarak duan që të sigurohen për zhvillimet pozitive në Kosovë. Në fillim të vizitës, Komiteti do të ketë një takim informativ me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Markus Bentler.

Gjithashtu Komiteti Ushtarak do të vëzhgojë një  ushtrim që do të mbahet në Termocentralin “Kosova B” të KEK në Obiliq, gjatë të cilit, sipas një skenari të planifikuar FSK do të demonstrojë aftësitë e veta si një organizatë që intervenon gjatë krizave.

Ushtrimi fillon më 19 prill 2010, në orën 16.55 dhe do të zgjasë deri nga ora 18.00. Në vazhdim do të ketë edhe mundësi për t’u drejtuar pyetje përfaqësuesve të NATO-s, Ministrit të FSK-së dhe Komandantit të FSK-së.

Komiteti Ushtarak përbëhet nga oficerë të lartë ushtarakë nga vendet kontribuese në NATO, si Përfaqësuesit e tyre Ushtarakë. Komiteti jep udhëzime dhe këshilla për politika dhe strategji ushtarake.

Komisioni Ushtarak është përgjegjës që të rekomandojë tek autoritetet politike të NATO-s masa të cilat konsiderohen të domosdoshme për mbrojtje të përgjithshme të zonës së NATO-s dhe për implementimin e vendimeve lidhur me operacionet dhe misionet e NATO-s.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Napoli) është një nga komandat ushtarake të NATO-s. Komandanti i JFC Napoli raporton tek Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) tek Shtabi Suprem i Fuqive Aleate për Evropë, në Casteau, të Belgjikës.

Si Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Fitzgerald ka përgjegjësi operacionale për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Ai e ka marrë këtë detyrë më 30 Nëntor, 2007.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)