24 Prill 2024

Komiteti i sigurisë në Mitorvicë dënon incidentet në veri

Mitrovicë, 7 shkurt - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, kanë dënuar ashpër të hënën në takimin e Komitetit për Siguri, rastet e sulmeve që anë ndodhur në fundjavë në veri të Mitrovicës ndaj të rinjve shqiptarë nga grupe serbësh.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, pasi ka shprehur hidhërimin për sulmet që kanë ndodhur, me ç’rast një i ri ka marrë lëndime të rënda, ka thënë se këto sulme janë atak ndaj lëvizjes së lirë dhe pranisë së shqiptarëve në atë pjesë të qytetit.

Kryetari Kastrati, vlerëson se këto sulme janë të orkestruara nga qeveritarët serbë, me qëllim që në atë pjesë të qytetit të krijohet  një gjendje e padurueshme për banorët shqiptarë që jetojnë atje.

Ai  është shprehur i pakënaqur me efiksasitetin  e strukturave të sigurisë, të cilat nuk kanë mundur të parandalojnë këto sulme.  Në këtë kontekst, ai kërkon nga autoritetet e sigurisë, si Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i që të merren masa ndaj këtyre grupeve serbe që janë duke terrorizuar popullatën shqiptare atje dhe për të cilat janë në dijeni të gjithë.

\"Është e patolerueshme që këto grupe të lejohen të veprojnë lirshëm dhe të mos kenë asnjë ndëshkim. Nëse nuk veprohet ndaj tyre ata do të fuqizohen dhe do të trimërohen për veprat e tyre kriminale\".
           
Kryetari Kastrati, thekson se institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare duhet të jenë shumë më të vendosura për të vendosur rendin dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës.

\"Nga gjendja në terren shihet se shtimi i masave të sigurisë nga autoritetet përgjegjëse nuk është duke e dhënë efektin e duhur, prandaj duhet vepruar me urgjencë dhe me vendosmëri\".

Me këtë rast, ai ka shprehur keqardhjen për të rinjtë e lënduar, ndërsa njërin prej tyre që ka pësuar lëndime të rënda e ka vizituar QKUK.

Kryetari Kastrati, atij dhe të tjerëve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë, ndërsa në anën tjetër, ka shpreh respektin për popullatën shqiptare në veri, të cilët përkundër të gjitha këtyre problemeve janë duke treguar përgjegjësi të lartë qytetare dhe kombëtare.          

Në këtë takim të Komitetit të Sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka shpalosur programin që parashihet për përvjetorin e tretë të Shpalljes së Pavarësisë.

“Më 14 shkurt në orën 10:00 nis një turne në futboll të vogël që do të mbahet në palestrën e sportit “Minatori”, mandej më 16 shkurt në ora 17:00 do të hapet një ekspozitë në Muzeun e Qytetit.

Të njëjtën ditë në ora 18:00 në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” do të mbahet programi qendror, ndërsa me 17 Shkurt në ora 20:00 në palestrën e sportit “Minatori” do të mbahet koncerti kryesor”.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)