29 Mars 2024

KMDLNJ reagon për përdorim të forcës ndaj punëtorëve të PTK-së

Prishtinë, 31 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka monitoruar protestën e punëtorëve të PTK-s të cilët e kanë kundërshtuar procesin e privatizimit dhe ka reaguar ndaj forcës së ushtruar në punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
 
”Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës me ç’rast janë penguar nga Policia e Kosovës. Polica ka përdorur gazë lotsjellës dhe me këtë rast gjatë përleshjes janë lënduar disa protestues dhe dy gazetarë. Për disa momente janë ndaluar nga policia edhe protestues por që më pas janë liruar”, thuhet në një njoftim të KMDLNJ-së.

KMDLNj me këtë rast edhe njëherë rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar dhe si e tillë policia duhet sillet konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

KMDLNj edhe më herët ka tërhequr vërejtjen se kriza sociale është në kulmin e saj. Kësaj krize edhe më shumë mundë t’i kontribuojë shitja e aseteve profitabile të Kosovës.

KMLDNj u bënë ftesë institucioneve, partive politike parlamentare që të sillen me përgjegjësi karshi qytetarit dhe dinjitetit të tij. Varfëria e skajshme që ka përfshirë pjesën më ta madhe të qytetarëve të Kosovës është një kërcënim serioz. Politika dhe institucionet duhet të rishikojnë politikat sociale dhe ekonomike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)