28 Mars 2024

KMDLNJ kërkon rihetim të ngjarjeve të 10 shkurtit 2007

Prishtinë, 9 shkurt - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut kërkon nga Prokurori i Shtetit, Ismet Kabashi kërkon të rinisin hetime për sqarimin përfundimtar të ngjarjeve të 10 shkurtit të vitit 2007, në protestat paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje, kur qenë vrarë dy aktivistë të saj.
 
“Në këto protesta janë ekzekutuar nga afërsia dy protestues paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj ndërsa rëndë dhe lehtë janë lënduar mbi 100 protestues. Pas ekzekutimit të tyre ka filluar një ndjekje e atyre që kanë marrë pjesë në këto protesta apo që konsiderohet se janë përgjegjës për organizimin e tyre”, thuhet në një letër të hapur të KMDLNJ-së dërguar kryeprokurorit Kabashi.

Sipas KMDLNJ-së, rasti i ekzekutimit të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe dhunimi në masë të gjerë i të drejtave të njeriut nga një pjesë e medieve të shkruara dhe elektronike, policia dhe politika nuk mund të konsiderohen si ad acta, raste të mbyllura por duhet të rinisin hetime për sqarimin përfundimtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)