25 Prill 2024

KGJK aprovoi strategjinë për reduktimin e lëndëve të vjetra

Prishtinë, 11 nëntor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e zt. Enver Peci, Kryesues i Këshillit, mbajti  mbledhjen e  radhës ku aprovoi Strategjinë Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, e cila Strategji do të filloj të implementohet menjëherë.

Kjo Strategji duhet të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës , Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Njësia e Autitimit Gjyqësor dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor, si dhe nga të gjitha gjykatat e rregullta dhe ato për kundërvajtje.

KGJK-ja, emëroi njëzëri zv. Kryesues të KGJK-së dhe Kryetar të Komisionit Disiplinor zt. Muharrem Shala, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe anëtarë i KGJK-së.

Gjithashtu, Këshilli, diskutoi lidhur me provimin hyrës për gjyqtarë dhe prokurorë.

Këshilli, u njoftua me disa çështje aktuale në gjyqësorin e Kosovës si dhe  miratoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë  kompetenca e vet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)