25 Prill 2024

KFOR sot shpërbën Grupin Shumëtnik të Luftës - Veri

Prishtinë, 28 shkurt - Trupat e KFOR-it, sot do të shpërbëjnë Grupin Shumëtnik të Luftës - Veri, ndërsa në vend të tij do të jetë e pranishme Forca e Përbashkët Rajonale - Veri.

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler do të shpërbëjë Grupin Luftarak Shumëkombësh Veri në “kampin Maréchal De Lattre De\\Tassigny’.

Gjenerali do të liroj nga detyrat operacionale Grupin Luftarak Shumëkombësh Veri. Kjo është një ngjarje historike: Grupi Luftarak Shumkombësh Veri dhe paraardhësit e tij si Task Forcat Shumkombëshe kanë mbrojtur paqen, sigurinë, dhe stabilitetin në veri.

Nga 1 marsi KFOR-i do të jetë prezent në veri me “Detashmentin e Përbashkët Rajonal Veri”.

Ai do të vazhdojë traditën e KFOR-it që të jetë aty për njerëzit, për t’í dëgjuar ata dhe për të monitoruar situatën.

Operacioni i KFOR-it në tërë Kosovën gjithashtu edhe ne veri, do të udhëhiqet në ta
ardhmen nga vet shtabi kryesor i KFOR-it.

Ceremonia do të fillojë në ora 10. 00 në kampin Novosellë. Menjeherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë për shtyp nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Buhler dhe Komandanti i Grupit Luftarak Shumkombësh Veri Colonel Benoîx ROUX, ku Gjeneral Bühler do të shpalos strukturën e re të KFOR-it valide nga 1 marsi 2011.

KFOR-i tha se të gjitha operacionet e NATO-s në territorin e Kosovës, në të ardhmen, do të udhëhiqen nga shtabi kryesor në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)