02 Tetor 2022

KFOR mban manovra ushtarake me 11 dhe 12 maj

Prishtinë, 10 maj - Nga 11 maji deri më 12 maj, ushtrimet të cilat do të përfshijnë forcat manovruese të KFOR-it nga “Battle” grupi shumëkombësh Qendër (MNBG-C) dhe “Battle” grupi shumëkombësh Jug (MNBG-S) do të ndërmirren  në pjesën qendrore të Kosovës. Kjo do të përfshijë të tërë rajonin e përgjegjesisë së MNBG-Qendër duke përfshirë edhe Prishtinën, kështu që automjetet e KFOR-it do të patrullojnë edhe në qytet.

Gjithashtu, do të mbahet edhe një ushtrim për kontrollimin e masës dhe tarzirave (CRC-Exercise) në pjesën ushtrake të Aeroportit të Sllatinës. 

Qellimi i këtyre ushtrimeve  është për të ngritur  interoperabilitetin dhe aftësitë e trupave të KFOR-për të reaguar  ndaj cfarëdo skenari të mundshëm. Për të  arritur  kërkesat më të larta  të fleksibilitetit  për shkak të strukturave të reja të  KFOR-it,  është e domosdoshme që trupat  nga të gjitha “battle” grupet  janë duke u trajnuar  në rajonet e”battle” grupeve të tjera.

Ushtrimi është një cikël  i trajnimeve të KFOR-it dhe nuk është as përgjigje ndaj apo pregatitje  për cfardo situate momentale  në vazhdim  e sipër rose e cila pritet  të ndodhë brenda Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)