26 Prill 2024

KFOR-i nuk do të tolerojë dhunë dhe përdorim armësh

Prishtinë, 20 tetor - “Në veri të Mitrovicës dikush mendon se mund të bëjë ç’të dojë sipas motos se atje ku nuk vepron ligji dhe nuk ka as siguri. Por, kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë komandanti i KFOR-it Erhard Byler për mediat serbe.

KFOR-i nuk do të tolerojë dhunë dhe përdorim armësh në Kosovë. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Byler.

Gazeta serbe Vecernije Novosti, citon sot komandantin e KFOR-it të ketë thënë se “Në veri të Mitrovicës dikush mendon se mund të bëjë ç’të dojë sipas motos se atje ku nuk vepron ligji nuk ka as siguri. Kjo nuk do të ndodhë më.”

” Detyrë e KFOR-it është që të sigurojë siguri dhe paqe në të gjitha mjediset në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të jetojnë të sigurt dhe pa frikë”, ka thënë komandanti i KFOR-it i cili e ka vlerësuar stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë, por ka theksuar se qytetarët që jetojnë në veri janë të frikësuar nga përdorimi i mjeteve shpërthyese, granatat e dorës dhe armët e zjarrit që përdoren zakonisht natën në veri të vendit.

”Besoj se çdokush do të më japë të drejtë kur them se qëllimet politike nuk mund të arrihen me dhunë. Unë nuk jam politikan dhe jam këtu të ofroj siguri për të gjithë, sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara. Siguria vlen për të gjithë qytetarët njësoj, pavarësisht nga përkatësia etnike. Sipas pikëpamjes sime, problemet duhet të gjejnë zgjidhje politike. Detyrë e KFOR-it është të mbrojë të gjithë pra edhe qytetarët serbë, pra jo vetëm ata në veri por kudo në Kosovë. KFOR-i do të reagojë kundër çdokujt që rrezikon sigurinë”, ka porositur ne mesazhin e tij komandanti i KFOR-it Erhard Bueler.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)