28 Mars 2024

KFOR-i mban një stërvitje ushtarake dyditore

Prishtinë, 12 prill - Trupat e KFOR it sot e nesër kanë planifikuar një stërvitje. Në një njoftim theksohet se më 12 e 13 prill Grupi Luftarak Shumëkombësh - Qendër (GLSH Q), do të mbajë një stërvitje në pjesë të ndryshme të Kosovës Qendrore.

Aktivitetet kryesisht do të përqendrohen në zonën e Aeroportit të Prishtinës dhe në kampin e GLSH.

\"Qëllimi i kësaj stërvitjeje është forcimi i ndërveprimit të trupave të KFOR it dhe aftësisë së reagimit në çdo situatë dhe kurdo është e nevojshme\", thuhet në njoftimin e KFOR it.

Stërvitja është vazhdimësi e ciklit trajnues të KFOR it dhe nuk është përgjigje, apo parapërgatitje ndaj çfarëdo situate të tanishme apo të mundshme, brenda Kosovës. Grupi Luftarak Shumëkombësh- Qendër (GLSH Q) është në udhëheqje të grupit luftarak finlandez, nën komandën e gjeneralit Seppo Toivonen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)