29 Mars 2024

KFOR-i i gatshëm të reagojë kurdo dhe kudo në Kosovë

Prishtinë, 4 Mars - Dje KFOR dhe EULEX-i mbajtën një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrelo. 


Ushtrimi kishte për qëllim trajnimin e KFOR-it dhe EULEX-it për bashkëpunim dhe, për KFOR-in që të jetë i gatshëm të reagojë kudo dhe kurdo që EULEX-i të ketë nevojë, për të garantuar siguri për popullin e Kosovës. Ky njëherësh qe edhe një rast për KFOR-in që të trajnojë personelin e ri, që ndërrohet në bazë rotative, dhe për t’u adaptuar me strukturën e re.  


Ushtrimi ka filluar herët në mëngjes me një skenar shumë real: pjestarët e KFOR-it me veshje civile morën rolin e protestuesve në përleshje me policët e EULEX-it. Me rritjen e numrit të demonstruesve dhe pas disa përleshjesh serioze, megjithatë të simuluara, EULEX–i ka kërkuar nga KFOR-i që të rivendosë mjedisin e qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes. Më pastaj, me arritjen e mbi 260 trupave të KFOR-it me helikopterë dhe më një numër automjetesh përbrenda një kohe tejet të shkurtër, filloi faza më e rëndësishme e ushtrimit, ajo e pranim-dorëzimit mes EULEX-it dhe KFOR-it, largimi i policëve nga tereni dhe në të njejtën kohë angazhimi i trupave të KFOR-it në përballje me protestuesit e ashpër dhe radikalët me armë jo vdekjeprurëse, port të gatshëm për të përdorur armë zjarri në rast nevoje.  


Mbi 400 ushtarë dhe policë me një sërë automjetesh dhe pesë helikopterë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)