23 Janar 2022

KFOR-i do të mbaj ushtrime ushtarak në fshatin Ramjan

Prishtinë, 19 prill - KFOR ka bërë të ditur për banorët e fshatit Ramjan dhe të fshatrave tjerë për rreth kësaj zone, se në poligonin ushtarak të KFOR-it që ndodhet në zonën tuaj do të mbahet një Ushtrimi i gjuajtjes nga armët e zjarrit nga ana e pjesëtarëve të KFOR-it.

Ushtrimi do të mbahet prej datës 19 Prill e deri me 22 Prill 2010, duke filluar nga  08:00 e mëngjesit e  deri në ora 19:30 e mbrëmjes.

\"Gjatë ditëve sa mbahet ushtrimi rruga që kalon përmes poligonit do të mbyllet prej orës 08:00 e deri në 19:30 , gjersa do të lejohet për kalim në periudhën kohore prej orës 16:30 deri ne 18:00, dhe pastaj do te mbyllet përsëri deri ne ora 19:30\", thuhet në njoftimin e KFOR-it. 

\"Lusim qytetarë dhe gjithë personat tjerë që e frekuentojnë këtë rrugë  që të rrinë larg poligonit për shkak të sigurisë së tyre, sepse kemi pasur raste të shpeshta në të kaluarën kur popullata janë afruar për shkak të kureshtjes apo arsye tjera, dhe po ashtu afrim në këtë lokacion përveç problemeve të sigurisë do të ndikoj edhe në zgjatjen e ushtrimit dhe të kohës sa mbahet ushtrimi sepse për shkaqe sigurie ushtrimi duhet të ndalet\", ka thënë KFOR përmes njoftimi

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)