28 Mars 2024

KFOR e EULEX në trajnimin e përbashkët “Shpata e Argjendtë”

Prishtinë, 8 qershor - Sot, në Kampin e Vrellës është mbajtur ushtrimi i përbashkët KTT (Kontrolli i Turmës dhe Trazirave) në mes të KFOR-it dhe EULEX-it, në kuadër të proceseve të vazhdueshme për të bashkërenditur aftësitë e reagimit të koordinuar në trazira civile, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara, kjo ngjarje është mbajtur për t’i trajnuar së bashku procedurat e aprovuara ligjërisht në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe gjithashtu për të mbështetur njësitë e EULEX-it në forcimin e sundimit të ligjit për të mirën e popullit.

Ushtrimi i cili u mbajt sot ishte rezultat i një kursi dy-ditor, në serinë e ushtrimeve “Shpata e Argjendtë”, i përbërë nga pjesa e parë teorike dhe bazuar në të, edhe nga pjesa tjetër praktike.

Në pjesën teorike përmendet baza ligjore për të dy misionet ndërkombëtare, atë të KFOR-it dhe EULEX-it.

Të gjitha aktivitetet e KFOR-it janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, siç është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kursit ishte t’u ofroheshin instruksione për KTT-në njësive të cilat operojnë në terren, por pika më e rëndësishme ishte të bëhej njohja e njësive të ndryshme të KFOR-it dhe EULEX-it me procedurat aktuale të KTT-së dhe të rritet ndër-operacionaliteti dhe mundësitë për të mbështetur njësitë e EULEX-it në fushën e përgjegjësive të tyre.

Gjatë ditës së parë, temat teorike kishin të bëjnë me procedurat e ndryshme, të cilat do të viheshin në përdorim.

Komandantët e KFOR-it dhe EULEX-it janë udhëzuar mbi teknikat, të cilat duhen përdorur në rast të trazirave, në rastin e operacioneve të Medevcit dhe mbi vetëdijësimin për minat në mënyrë që vazhdimisht të ngriten aftësitë profesionale të njësive.

Të gjitha masat kunder agresioneve duhet të merren në përputhje me standardet ligjore dhe duhet të jenë në përputhje me objektivat.

Këto janë procedura të cilat janë në fuqi në vendet demokratike, në të cilat ka sundim të ligjit.

Sot në aktivitetin praktik, disa togë të KFOR-it dhe EULEX-it morën pjesë dhe demonstruan se çelësi drejt suksesit për operacionet kudo në Kosovë është koordinimi i afërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)