29 Mars 2024

Këshilli Prokurorial dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 23 nëntor – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës (DK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës së Kosovës. 

Të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Kryesuesi i KPK-së dhe Drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar sot vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm - fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore.​ 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)