25 Prill 2024

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për veprën penale fajdeja

Pejë, 3 mars - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka  arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre  çështjeve  penale. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)