20 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për 31 kg narkotikë

Prishtinë, 18 gusht – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se më 17.08.2021, rreth orës 17:25, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës-Njësiti Anti-Drogë, se janë në përcjellje të disa personave të cilët dyshohen se janë duke transportuar substanca narkotike, ashtu që, në momentin e njoftimit të njëjtit kanë qenë në pritje në fshatin Komoran, komuna Gllogovc, për ndërmarrjen e veprimeve konkrete procedurale.

Rreth orës 17:48, është njoftuar prokurori kujdestar nga Policia e Kosovës se kanë ndaluar një veturë, në të cilën janë zënë të dyshuarit dhe me rastin e kontrollimit të kësaj veture kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 31 kg substancë narkotike (e llojit marihuanë).

Policia e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Pejës, duke vepruar sipas autorizimeve të Prokurorit të Shtetit, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Pejës dhe Gjykatën Themelore në Pejë, është urdhëruar masa e kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit B.S., me  ç’ rast është sekuestruar një veturë e tipit “Mercedes”, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, po ashtu, është sekuestruar një veturë e tipit “Toyota Land Cruiser” (me targa të Shqipërisë), një veturë e tipit “Passat”, në të cilën është gjetur substancë narkotike, dy telefona, 1050  dhe 1350 lekë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar të dyshuarit me inicialet A.M., (shtetas i Shqipërisë) dhe B.S., (shtetas i Kosovës), në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 269 të KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtëve është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)