25 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në rastin “Brezovica”

Ferizaj, 17 mars – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., - zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33  të KPRK-së.

Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

-          Dokumente të tatimit në pronë,

-          Dokumente të MMPH-së,

-          Dokumente me plane,

-          Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

-          Lista me numra të parcelave,

-          Telefon "Samsung S7",

-          Telefon Poco X3,

-          Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

-          Para të gatshme 705,00 USD,

-          Para të gatshme 170,00 CHF,

-          Para të gatshme 60,00 Pound,

-          Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

-          Thika të ndryshme (13 copë),

-          Dorëz e revoles (1 copë),

-          Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

-          Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

-          Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

-          Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

-          Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

-          Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

-          Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

-          Një (1) jelek anti-plumb,

-          Një (1) thikë ushtarake,

-          Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

-          Një (1) gaz maskë,

-          Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

-          Dy (2) fishek të armës së gjatë,

-          Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

-          Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

-          Dy (2) fishek të pistoletës E43,

-          Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

-          Dy (2) radiolidhje Switer,

-          Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

-          Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

-          Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

-          Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

-          Një (1) shufër metalike,

-          Radiolidhje Motorolla,

-          Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

-          Një (1) telefon “Huawei”. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)