26 Prill 2024

Japonia goditet fuqishëm nga tërmetet dhe tsunami

Tokio, 11 mars - Një tsunami ka goditur Japoninë pas një tërmeti me magnitudë 8.9 ballë. Tërmet ka goditur veri përëndimin e Japonisë, në afërsi të Tokios.

Epiqendra e tërmetit ka qënë rreth 373 km larg nga kryeqyteti me një thellësi prej 20 miljesh. Autoritet thanë se një dallgë prej 10 metrash do të godiste brigjet. Makina dhe anije në afërsi të porteve janë pëfshirë nga uji dhe dallgët.

Por qendra zizmilogjike në SHBA njoftoi se tsunami mund të godasë edhe brinjet e Rusisë dhe Filipinet .

Dëshmitarë thanë se lëkundjet kanë qënë të forta. Turma të frikësuara kanë dalë në rrugë për t`i shpëtuar një shembje të mundshme të ndërtesave.

Lëkundjet kanë shkaktuar shumë dëmtime, ndërkohë që pak minuta pas lëkundjeve të forta linjat telefonike dhe rrjetet e internetit dolën jashtë funksionit.

Ndërkohë raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur nga tsunami i cili ka shkatërruar ndërtesa të shumta ndërsa uji ka vërshuar në tokat e mbjella duke shkaktuar përmbytje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)