25 Prill 2024

Japoni, deri tani 7200 të vdekur

Tokio, 19 mars - Një javë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar në Japoni konsiderohen ende të zhdukur rreth 11 mijë njerëz.

Sipas të dhënave të policisë deri tani janë nxjerrë nga gërmadhat rreth 7200 viktima.

Ndërtimi i barakave dhe banesave të përkohshme për të mbijetuarit sipas njoftimeve në medie po kryhet me shumë vështirësi.

Për shkak se në shumë pjesë të vendit ndihet mungesa e karburanteve, furnizimi me materialin e nevojshëm ndërtimor po bëhet shumë ngadalë. 

Megjithë fatkeqësinë që ka goditur vendin kryeministri Naoto Kan u përpoq t\'u jap guxim bashkëatdhetarëve të tij.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia është ngritur sërish në këmbë. Këtë do ta bëjmë edhe kësaj radhe, tha Kan në një fjalim televiziv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)