28 Mars 2024

Itali, arrestohen katër shqiptarë me 30 kg heroinë

Bolonjë, 7 korrik  - Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e katër shqiptarëve në qytetin e Bolonjës, dhe sekuestrimin e 30 kilogramë heroine që vinte nga Turqia.

Lënda narkotike ishte e futur nëpër bidona plastikë, dhe kishte si destinacion veriun e Italisë. Vlera e heroinës së sekuestruar arrin deri në 2 milionë euro.

Deri më tani nuk jepen identitetet e shqiptarëve, dhe nëse ata kanë bashkëpunëtorë të tjerë apo jo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)