25 Prill 2024

IPK dhe AKI bisedojnë rreth përmbushjes së mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor

Prishtinë, 29 mars -  Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj priti sot  në takim Drejtorin e AKI-së (Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë) z. Petrit Ajeti.

Ky takim u mbajt në objektin e IPK-së ku përveç tjerash u diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI –së.

Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit.

Që të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)