08 Maj 2024

Intervistohen pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë, 18 mars - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit.

Paneli vlerësues në përbërje: Jetish Maloku, Kryesues i KPK-së dhe i këtij paneli, si dhe anëtarët e KPK-së, po ashtu anëtarë të këtij paneli,  prokurorët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, sot kanë intervistuar pesë kandidatët që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Secili nga kandidatët ka pasur në dispozicion 45-60 minuta kohë për t’u përgjigjur në pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit.

Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa të gjitha intervistat janë xhiruar nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe nesër e shtunë, 19 mars 2022, të njëjtat do të transmetohen nga ky medium publik.

Pas përfundimit të intervistës, secili nga anëtarët e Panelit vlerësues ka bërë në mënyrë të pavarur poentimin e kandidatëve, ndërsa pas kalkulimit të të gjithë poenëve, në prani edhe të monitoruesve të këtij procesi, kandidatët janë renditur si në vijim:

1.      Blerim Isufaj;

2.      Shqipdon Fazliu;

3.      Kujtim Munishi;

4.      Armend Hamiti;

5.      Lulzim Sulejmani.

Në pajtim me Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, paneli vlerësues, brenda pesë ditëve nga dita e përfundimit të procesit të vlerësimit do t’i njoftojë kandidatët me poentimin përfundimtar dhe poentimin individual të anonimizuar nga secili anëtar i Panelit vlerësues, bashkë me arsyetimin për secilën kategori poentuese.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)