19 Prill 2024

Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KFOR-it

Mitrovicë, 20 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim komandantin e  Karabinierëve, kolonel Stefano Fedele, me të cilin është biseduar për gjendjen e sigurisë si dhe për një donacion ku do të përfitojnë familjet me gjendje të rëndë sociale.

Komandanti i KFOR-it Italian, kolonel Stefano Fedele, pasi ka uruar kryetarin Hamza në marrje të detyrës, ka bërë të ditur se KFOR-i Italian ka shprehur vullnetin që në prag të festave të fundvitit, të dhurojë një donacion për familjet me gjendje të rëndë ekonomike-sociale, ku kryesisht do të ketë veshmbathje dhe pako ushqimore.

Ndërsa, kryetari Hamza falënderoj kolonelin Fedele për vizitën dhe donacionin, duke shtuar se është mirënjohës ndaj KFOR-it, Karabinierëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në ruajtjen e paqes andaj do të angazhohet maksimalisht për të pas një situatë të qetë në Mitrovicë.

Në këtë takim i cili ishte i karakterit njoftues të dy palët janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe KFOR-it Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)