09 Gusht 2022

INJECT diskuton për lartësinë e dënimeve për rastet e dhunës në familje

Prishtinë, 22 qershor - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT mban konferncë e cila ka për qëllim adresimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave, si nga ana e Institucioneve e po ashtu edhe nga organizatat dhe individët që punojnë  për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kjo konferencë do të shtjelloj temën “Ngritja e transparencës së gjyqësorit dhe lartësia e dënimeve për rastet e dhunës në familje”.

Përfaqësues të Institucioneve ligjvënëse, Qeverisë së Kosovës dhe gjyqësorit do të prezentojnë opinionet e tyre për çështjen si dhe do të prezentohet hulumtimi “Hetimet Penale dhe Politika Ndëshkimore për Rastet e Dhunës ne Familje".

Disa nga folësit panelist janë përfaqësuesit të: Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe atë për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Këshillit Prokurorial i Kosovës, Gjykatës së Apelit të Kosovës, Prokurorit të Shtetit, Ministria së Drejtësisë, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësit e viktimave dhe Strehimoret.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)