18 Prill 2024

Inaugurohet Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës

Prishtinë, 13 qershor - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi u takua sot me anëtarët e Bordit të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës. Në këtë takim u bë inaugurimi i Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të bëjë prezantimin dhe publikimin e krimeve të luftës.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar për mënyrën më të mirë për angazhim maksimal rreth të vërtetës shkencore dhe profesionale për krimet e luftës.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, vlerësoi se argumentimi i gjenocidit duhet të bëhet larg politikës dhe në mënyrën më profesionale, duke theksuar se “ndjehet i bindur që argumentet tona, e drejta jonë e luftës dhe vuajtjet tona deri në shkallë të gjenocidit, do të argumentohen në mënyrën më të mirë profesionale dhe politika nuk do të jetë pengesë për trajtimin e tyre, përkundrazi do të jetë një mbështetje e plotë që e vërteta shkencore, do t’i ndihmojë edhe politikës, por edhe qasjes sonë, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë”.

Ndërkaq, drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, z. Zejnullah Gruda, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në themelimin e Institutit, duke vlerësuar se duhet punuar për të bërë hapin e parë drejt kërkim faljes dhe jo për të nxitur urreje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)