24 Prill 2024

Hakerët serb sulmuan web-faqen e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 12 mars - Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00, është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i ashtuquajtur “Hakerët serb”, (Haxored by StRoNiX T0r3x - Skochko - EsC -!gOr). 

Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së MD-së, nuk ishte pamja e zakonshme, Roli dhe Misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe. 

Mirëpo, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb-faqe, shumë shpejtë arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)