19 Prill 2024

Habib Rashiti ekstradohet nga Maqedonia në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë, ekstradoi nga Maqedonia në Kosovë, shtetasin Habib Rashiti, i lindur me 23 shtator 1977, në Gjilan.

Kundër Habib Rashitit ishte lëshuar Urdhër Arrest Ndërkombëtar me datë 3 gusht 2010, në bazë të cilit ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase.

Rashiti është i dënuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, me katër vite e gjashtë muaj burg, për shkak të veprave penale: “Vjedhje e Rëndë Grabitqare” dhe “Grabitje”, nga neni 138, paragrafi 1, i Ligjit Penal të Kosovës.

Sot në orën 15:00 është bërë dorëzimi i Rashitit nga Policia e Maqedonisë, tek Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Han të Elezit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)