29 Mars 2024

Guttenberg: Gjermania e gatshëm të mbështes FSK-në

Prishtinë, 29 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Dr. Karl Theodor Freiherr zu Guttenberg me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe perspektivën e integrimeve evropiane të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi përmes ministrit Guttenberg ka falënderuar shtetin dhe popullin gjerman për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë vendit tonë, demokratizimit, ndërtimit të shoqërisë multietnike dhe posaçërisht ndihmës për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Natyrisht se FSK-së i mbetet ende për të bërë që të arrij standardet e duhura “theksoi kryeministri Thaçi duke shtuar se do të kemi edhe më tutje mbështetjen edhe më të madhe të Gjermanisë.

Thaçi më tutje ka thënë se suksesi i Kosovës është i prekshëm , kemi ndërtuar raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe kemi vullnet që për çështje konkrete të bashkëpunojmë edhe me autoritetet në Serbi.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar ministrin gjerman të Mbrojtjes edhe lidhur me reformat në drejtësi së bashku me EULEX-in dhe ICO-në dhe punën e përbashkët me KFOR-in.

Ministri i Mbrojtjes i  Gjermanisë, Dr. Karl Theodor Freiherr zu Guttenberg theksoi progresin e arritur në Kosovë sidomos në çështjet  e sigurisë.

 

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Teodor zu Guttenberg, tha se vendimi për reduktimin e trupave të NATO-s nuk duhet të merret brenda natës, por në konsultim me shtetet anëtare dhe duke u bazuar në zhvillimet në terren.

Reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të matet në bazë të sukseseve të arritura deri tani dhe mendojmë se një reduktim i trupave të KFOR-it nuk duhet të bëhet në mënyrë veç e veç nga shtetet, që janë të pranishme këtu”, tha Guttenberg.

Gjermania ka rreth 1,500 trupa në kuadër të KFOR-it, ndërsa përmes komandantit Markus Bentler udhëheq aktualisht këtë mision paqeruajtës.

Reduktimet e trupave të KFOR-it, që në janar u ulën në 10 mijë, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, duhet t’i përshtaten situatës në terren.

Guttenberg tha se misioni i NATO-s në Kosovë pothuajse ka përfunduar, duke deklaruar në mënyrë simbolike se kanë mbetur vetëm edhe 100 metra deri në fund. 


Ai premtoi se edhe më tutje vendi i tij është i gatshëm të mbështes si edhe deri tash FSK-në.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)