18 Prill 2024

Greqi, ekzekutohet gazetari

Athinë, 18 korrik - Krimi godet botën mediatike në Greqi. Gazetari i njohur helen Socratis Giolias, drejtor i radios “Thema 9,89” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm para shtëpisë së tij në Athinë.

Sipas të dhënave, krimi është kryer në orën 05:25 ku një person i ra citofonit, duke nxjerrë në derën e shtëpisë shënjestrën e tij. Jashtë shtëpisë e prisnin edhe dy apo tre persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me armë zjarri.

Për momentin policia nuk përjashton asnjë pistë hetimi. Vrasësit ishin veshur me uniforma dhe janë larguar me një makinë tip Honda Civic që u gjet e djegur në periferi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)