20 Prill 2024

Goditet grupi në Mitrovicën e Veriut, shkatërrohet laboratori i kultivimit të drogës

Prishtinë, 19 prill - Njësia e antidrogës së Policisë së Kosovës (DHTN) në Mitrovicën e Veriut sot pas marrjes se informatave relevante nga tereni, nën dyshimin për një laborator për kultivimin e kanabisit në një shtëpi në fshatin Kremestak-Zveçan  nga Gjyqtari i procedurës paraprake është marr urdhri verbal për kontroll.

Rreth orës 11:00, në asistim të antidrogës (DHTN) të Mitrovicës Jugu dhe njësive të patrullës nga Stacioni policor Veriu dhe Zveçani  është planifikuar dhe realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë në lokacionin në fjalë.

Me të arritur në lokacion policia ka konstatuar se shtëpia i kishte dyert e mbyllura dhe dritaret e mbuluara. Gjatë realizimit të planit taktik policor dhe qasjes për kontroll brenda janë hasur katër persona të dyshuar të cilët kanë tentuar që të ikin dhe të fshihen nga Policia e Kosovës.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar dhe identifikuar katër meshkuj serb, njëri shtetas kosovar dhe tre shtetas të Serbisë me inicialet si në vijim:; L. S. mashkull serb, L.S. mashkull serb shtetas i Serbisë, B. D. mashkull serb shtetas i Serbisë dhe M. A. mashkull serb shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në brendi të shtëpisë; në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg.

Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo.  

Në vendin e ngjarjes janë ftuar dhe kanë dal njësia krim teknikes së rajonit policor Mitrovicë Veri, Antidroga (DHTN) – Sektori Qendror, DHTN-Gjilan dhe nga Drejtoria e Krim teknikes.  

Deri në tërheqjen e plotë të dëshmive njësitet relevante nga stacioni policor Zveçan mbesin në lokacion, përderisa rasti mbetet nën hetime të mëtejme nga antidroga e Policisë së Mitrovicës Veri.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër (4) të dyshuarit e arrestuar pas dhënies se deklaratave dërgohen në ndalim për 48 orë.

Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marihuanes dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi  një (1) milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450 000 euro. Behet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikeve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e grupeve kriminale pa dallim dhe parandalimin e krimit të të gjitha llojeve, në veçanti luftë e pa kompromis do të bëhet ndaj abuzuesve dhe trafikantëve me substanca narkotike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)