25 Prill 2024

GLPS shpalos të gjeturat e mekanizmit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 30 korrik - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe funksionimi i mekanizmit disiplinor“.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në mënyrën e funksionimit të mekanizmit disiplinor nga ana e KGjK-së dhe KPK-së, nga momenti i hyrjes në fuqi të LPD-së e deri në muajin maj të vitit 2021.

Për më tepër ky raport përmban analizimin e Ligjit të lartcekur dhe rregulloreve të KGjK dhe KPK për procedurën disiplinore duke trajtuar në detaje përparësitë dhe mangësitë e tyre.

Kujdes i veçantë në këtë drejtim i është kushtuar edhe të dhënave statistikore në lidhje me zhvillimin e procedurave disiplinore.

Poashtu, Drejtësia Sot do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)