26 Shtator 2021

Gjykata dënon grabitësit me 4 vite e 6 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë

Gjilan, 22 korrik – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve L. L. dhe K. Sh. nga Prishtina. 

Të akuzuarit me datë 14.05.2018,  rreth orës 22:15, në rrugën “Vëllezërit Maliqi”, në Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe të kanosjes kanë tentuar që ta përvetësojnë pasurinë e huaj të luajtshme, me qëllim që ti sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që nën përdorimin e armëve dhe atë dy revole të kalibrit 7.65 mm, si mjete të rrezikshme, i dalin në rrugë të dëmtuarit A. H. gjersa ishte duke lëvizur me biçikletë, tentojnë t’ia marrin  çantën me para. Pas shtyrjes - kacafytjes, i pandehuri L. L. e nxjerrë revolen me gaz nga brezi duke shtënë në afërsi të tij gjersa ishin duke u kacafytur, duke e parë këtë gjendje se nuk po mundet t’ia kapë çantën me para, ndërhynë i pandehuri K. Sh., ashtu që me revolen e tij të kalibrit 7.65 mm, armë e vërtetë shtinë në afërsi të tij njëherë dhe e godet me kondak të revoles në kokë - fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore. 

I dëmtuari duke bërtitur afër shtëpisë së tij e dëgjon bashkëshortja e tij H. H., e cila mundohet ti ofroi ndihmë bashkëshortit të sajë, ta tërheqë nga gjendja që ishte dhe duke bërtitur, ashtu që duke parë këtë situatë se nuk po munden që të arrijnë që t’ia kapin çantën e krahut që e kishte i dëmtuari, të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes me një veturë te markës Audi ngjyrë e zezë dhe rasti mbetet në tentativë.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprat penale “grabitje” dhe “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuarit, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e (3) muaj burgim dhe 1.000 (njëmijë) Euro gjobë. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)