25 Prill 2024

Gjilani vend i qetë dhe stabil

Gjilan, 22 prill - Sot shefi i EULEX-it Yves de Kermabou, vizitoi drejtorin e policisë në regjionin e Gjilanit. Ai i shoqëruar me përcjellësit e tij u prit nga Drejtori Rajonal kolonel Elmina Mahmuti me bashkëpunëtorë. 

Gjatë  bisedës është vlerësuar si nga ana e Shefit të EULEX-it ashtu edhe nga Drejtori për regjionin e Gjilanit, se situata e përgjithshme në regjion është e qetë dhe stabile. Gjithashtu edhe liria e lëvizjes për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që jetojnë në regjionin e Gjilanit është e nivelit të kënaqshëm. 

Shefi i EULEX-it lavdëroi punën e mirë të policisë regjionale me theks të veçantë krijimi i ambientit të qetë dhe siguri për të gjithë Qytetarët e rajonit të Gjilanit pa marrë parasysh etnincitetin. 

Kolonelja Mahmuti falënderoi Shefin e EULEX-it për ndihmën e gjithë anshme që japin pjesëtarët e EULEX-it policisë në regjionin e Gjilanit dhe u shpreh se do të vazhdojnë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes të EULEX-it dhe PK .

Në fund Drejtori regjional Elmina Mahumuti edhe një herë theksoi se policia në Gjilan është e përkushtuar në ruajtjen e jetës,  pasurisë, rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët pa marr parasysh përkatësisë etnike apo religjioze.

Shefi i EULEX-it bashkë me stafin e drejtorisë Rajonale të Policisë ka vizituar tregun multi etnik dhe Kishën Ortodokse Serbe në Gjilan ku nga banorët lokal për së afërmi është informuar se gjendja e sigurisë dhe lëvizja e lirë është e nivelit të kënaqshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)