25 Prill 2024

Gjenerali Peter Wall viziton Kosovën

Prishtinë, 1 mars - Shefi i Stafit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike, gjenerali Sir Peter Wall viziton sot Kosovën.

Kjo vizitë rikonfirmon edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Britanisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ambasada britanike në Prishtinë.

Gjenerali Wall do të takohet me zyrtarë të lartë gjatë vizitës së tij, duke përfshi presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli dhe me kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ai do të takohet edhe me ministrin e Ministrisë së FSK-së, Agim Çeku si dhe me Komandantin e FSK-së, Sylejman Selimi.

“Qeveria e Britanisë më herë ka financuar trajnime të ndryshme për Ministrinë e FSK-së si pjesë e projektit tonë strategjik të financimit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mundësi për të financuar projekte zhvillimore brenda Kosovës për t’i ndihmuar direkt popullit dhe institucioneve të vendit. Këtu përfshihet asistenca e vazhdueshme ndaj zhvillimit të kapaciteteve të Kosovës në kuadër të organizimeve të sigurisë, në veçanti për Ministrinë e FSK-së dhe të vetë FSK-së”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Britanike në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)