23 Shtator 2021

Gjeneral Rama vazhdon vizitën zyrtare në SHBA

Washington, 19 korrik - Në kuadër të vizitës zyrtare dhe vazhdën e takimeve zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku, është takuar edhe me Zv.Asistenten e Sekretarit te Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare për Rusi dhe Euro Azi, Dr. Laura Copper.

Në këtë takim, gjeneral Rama falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e madhe të dhënë nga SHBA për implementimin e planit të tranzicionit të FSK-së.

Njëkohësisht, Gjeneral Rama njoftoi Dr. Cooper për zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së duke kërkuar mbështetjen edhe në të ardhmen  për pajisje, trajnime të avancuara në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të reja të FSK-së.

Gjeneral Rama shprehu gatishmërinë e plotë që FSK të vazhdoj pjesëmarrjen në misione paqeruajtëse përkrahë ushtrisë amerikane për të dhënë kontributin e saj ne shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.

Dr Cooper përgëzoi gjeneral Ramën për lidershipin e tij si dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Ajo përgëzoi Kosovën dhe FSK-në për zbarkimin në Kuvajt përkrahë ushtrisë amerikane.

Njëherësh, Dr Cooper theksoi se do të jetë e përkushtuar që ShBA të jetë vazhdimisht në përkrahje dhe mbështetje të FSK-së në implementimin e planit të tranzicionit.

Gjeneral Rama gjithashtu në takim të ndarë u takua edhe me Zv.Drejtorin për Çështje Politiko-Ushtarake për Evrope, NATO dhe Rusi në Shtabin e Bashkuar në Pentagon, Kundëradmiralin Lewis.

Në këtë takim Gjeneral Rama diskutoi për zhvillimin e FSK dhe zbarkimin e saj në Kuvajt si dhe shprehu gatishmërinë e FSK-së për të kontribuuar edhe në misione të tjera paqeruajtëse. Kundëradmirali Lewis përgëzoi Gjeneral Ramen për sukseset e FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur FSK-në gjatë zhvillimit të kapaciteteve të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)