20 Prill 2024

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë është më e qetë

Mitrovicë, 8 nëntor - Pas shtimit të masave të sigurisë nga autoritet e rendit në veri, gjendja e sigurisë është më e qetë, u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike në Komunën e Mitrovicës.

Megjithatë u theksua se edhe gjatë dy javëve të fundit kanë ndodhur disa incidente, të cilat nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjendja është më e qetë, por vazhdon të mbetet e brishtë në sferën e sigurisë. Ai potencoi se autoritetet e rendit, si Policia e Kosovës, e EULEX-it dhe KFOR-i janë duke bërë një punë të mirë në veri, mirëpo për vendosjen e rendit dhe ligjit ka nevojë që të arrestohen personat e inkriminuar.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunë, Behxhet Bala, përmendi incidentet kryesore gjatë dy javëve të fundit.

Ai foli për sulmin ndaj një pjesëtari të FSK-së në Lagjen e Boshnjakëve, për shpërthimin në furrën e një pronari shqiptar në Zveçan si dhe për një protestë të banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, kundër një fabrike për përpunimin e asfaltit e cila është duke ndotur me të madhe ambientin përreth dhe duke dëmtuar shëndetin e banorëve.

Në lidhje me këtë, kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes pas ankesave të banorëve.

Ai sqaroi se ata kanë vlerësuar se ajo fabrikë është duke ndotur ambientin dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve. “Ata kanë marrë masat dhe ne presim së shpejti rezultatet”.

Në lidhje me situatën e sigurisë, përfaqësuesit e KFOR-it, thanë se pas shtimit të masave të sigurisë janë pakësuar incidentet në veri, ndërsa zyrtarët e policisë rajonale sqaruan se për sulmin ndaj furrës në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarit të FSK-së në Lagjen e Boshnjakëve janë arrestuar disa persona të dyshimtë.             

Në anën tjetër, komandanti i staconit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në këtë zonë nuk ka pasur ndonjë incident serioz, përveç rasteve të rëndomta. Ai tha se janë në implementim të planeve operative për siguri në trafik, mandej për parandalimin e vjedhjeve etj.

Ai potencoi se janë duke pasur problem të madh për shkak të mosfunksionimit të gjykatave. Tha se vetëm gjatë muajit tetor nga ky stacion janë dërguar në prokurori rreth 1 mijë lëndë për kundërvajtje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)