25 Prill 2024

Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë dhe stabile

Prishtinë, 10 qershor - Sot është mbajtur mbledhja e shtatë me radhë e Këshillit të Sigurisë së Kosovës (KSK). Në hapje të mbledhjes, Kryesuesi i KSK-së, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi paraqiti një vlerësim të gjendjes së sigurisë në vend.
 
Duke vlerësuar gjendjen e sigurisë si të qetë dhe stabile, kryeministri Thaçi përmendi incidentet që kanë ndodhur në Komunën e Istogut me të kthyerit, sulmin me granata dore në Komunën e Zubin Potokut, hedhjen në erë të antenave të operatorëve legal të telefonisë dhe kërcënimin ndaj KFOR-it danez. Këto incidente u cilësuan si të izoluara dhe pa ndikim në prishjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë.
 
Aktin e organizimit të zgjedhjeve të paligjshme nga Qeveria e Serbisë në pjesën Veriore të Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Kosovës e vlerësoi si vazhdimësi për instrumentalizimin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe  tendencë për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë, ndërsa pjesëmarrja e ulët të qytetarëve serbë të Kosovës në këto zgjedhje u vlerësua tregues i mirë për gatishmërinë e qytetarëve serbë për t’u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës.
 
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi ka  përgëzuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të protestave të fundit në Mitrovicë, ku u parandalua një konflikt i mundshëm ndëretnik.
 
Këshilli i Sigurisë i Kosovës i dha mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdojë luftën pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që të jetë e hapur me institucionet ndërkombëtare për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje.
 
Ndër pikat me rëndësi të rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projekt Strategjisë së Sigurisë të Kosovës dhe  i Platformës Vjetore dhe prioriteteve strategjike të Agjensionit të Kosovës për Inteligjencë, të cilat morën pajtimin e anëtarëve të KSK-së për t’u proceduar për miratim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)