19 Prill 2024

Gjatë një operacioni policia sekuestron rreth 18 kg marihuanë

Prishtinë, 1 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë  të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithësej rreth 18 kg.

Gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 1 veturë e tipit Renault me targa vendore, 1 veturë e tipit Audi me targa vendore dhe 2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati.

Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)