19 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 63 aktakuza, kundër 69 personave

Prishtinë, 23 korrik - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetri (63) aktakuza, kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave.  

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit kundër katër (4) personave.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për  paraburgim  për  një  (1)  person  të  dyshuar  dhe  ka  ngritur  tetë  (8)  aktakuza  kundër  tetë  (8)  personave,  për  vepra  të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi.

 Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.  

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)