25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 58 aktakuza kundër 73 personave

Prishtinë, 3 gusht - Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, pesëdhjetët (58) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave për vepra të ndryshme penale.   

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.  
 
Prokuroria  Themelore  në  Prishtinë,  gjatë  24  orëve  të  fundit,  me  urdhër  të  prokurorit  ka  ndaluar  nëntë  (9)  persona  të dyshuar,  ka  paraqitur  një  (1)  kërkesë  për  caktimin  e  masës  së  paraburgimit  ndaj  një  (1)  personi,  si  dhe  ka  ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë  (18)  personave  për  vepra  të  ndryshme  penale  të  parapara  në  Kodin  Penal  të  Republikës  së  Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria  Themelore  në  Mitrovicë,  ka  ngritur  katër  (4)  aktakuza  kundër  katër  (4)  personave,  për  shkak  të  veprave  të  ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.  
 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)