25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 32 aktakuza kundër 37 personave

Prishtinë, 20 gusht - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, në komunën e Drenasit. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur tri vdekje të dyshimta. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)