28 Mars 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 32 persona të dyshuar

Prishtinë, 5 gusht - Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetedy (32) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore shtatë (7) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në katër raste të ndryshme dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)