17 Maj 2021

Gara “Ushtari më i mirë” bënë bashkë FSK-në me ushtritë e vendeve partnere

Prishtinë 30 prill - Në ambientet e  kazermës ,,Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  është  mbajtur sot  ceremonia e përmbylljes solemne të Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2021”.

Në ceremoni të pranishëm ishin komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj  gare, duke theksuar se Gara “Ushtari më i mirë 2021” ka për qëllim të promovoj shpirtin garues, të rritë motivin dhe  të testoj shkathtësitë ushtarake te të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në garë.

Ai ndër të tjera tha se me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e treguara gjatë këtyre ditëve keni përmbushur qëllimin dhe suksesin e plotë, ndërsa pjesëmarrja e garuesëve nga pesë ushtritë e vendeve partnere në këtë garë e dëshmon edhe  një herë që ne jemi forcë profesionale e disiplinuar, motivuar dhe  kontribuese e sigurisë në regjion dhe me gjerë.

Ndërsa rreshter majori i komandantit të FSK-së, Genc Metaj  theksoi se gara e këtij viti ka qenë mjaft  sfiduese si dhe falënderoi garuesit e të gjitha vendeve partnere  të cilët me pjesëmarrjen e tyre e madhështuan këtë garë, e cila më shumë se garë është mundësi e shkëlqyeshme e krijimit të urave të miqësisë, njohjes me njëri-tjetrin dhe shkëmbimit të përvojave.

Gara  e ushtarit më të mirë është realizuar  në periudhën kohore njëjavore, ku morën pjesë 19 garues, pjesëtarë të FSK-së si dhe 12 garues, pjesëtarë të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia  dhe Maqedonia Veriore.

Fitues të garës Ushtari më i mirë” në kuadër  të FSK-së u shpallën ; Vendi i parë - ushtar Edon Brahimi, nga Regjimenti të III-të të KFT-së, vendi i dytë - ushtar i klasit të parë Bujar Gjaka, nga Regjimentit të III-të të  KFT-së, ndërsa në vendi i tretë- rreshter Fatmir Tahiri  nga Regjimenti i I-rë i KFT-së.

Ndërsa fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar ishin, vendi i parë - tetar Filip Vicarin nga Kroacia, vendi i dytë -nëntetar- Ylber Mala nga Shqipëria  dhe vendi i tretë - ushtar Konstantin Çipi nga Shqipëria. Garuesit u testuan në disiplinat: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma  e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)