25 Prill 2024

FSK thellon bashkëpunimin me shtetin e Ajovës

Prishtinë, 18 maj - Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me ketë rast ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agimi Çeku ka thënë se byroja e Gardës Kombëtare e SHBA-së, e ka zgjedhur Ajoven si shtetin me të përshtatshëm me resurset dhe kapacitetet e nevojshme që t’i mbështesë dhe adresojë kërkesat e Kosovës në përgjithësi dhe FSK-së në veçanti.

Çeku gjatë një konference të përbashkët me gjeneralmajorin amerikan Timoti Orr, ka thënë se programi i partneriteti shtetëror të Gardës Kombëtare është një program shumë i rëndësishëm për disa arsye.

“Është program i njohur që ndërton dhe fuqizon partneritete, është program që SHBA-të demonstrojnë respekt dhe miqësi për vendin që lidhin partneritet”, tha Ceku.

Kurse gjeneralmajori Timoti Orr tha se takimi i sotëm do të shënojë një të ardhme të ndritshme.

“Unë mendoj se bashkëpunimi ynë, do të jetë afatgjatë dhe presim që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojmë të ardhmen”, tha gjeneralmajori Timoti Orr. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)