28 Mars 2024

FSK, 130 aplikant nga komunitetet, prej tyre 30 serbë

Mitrovicë, 5 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të premten në takim zëvendësministrin e FSK-së, Behxhet Brajshori, me të cilin ka biseduar për procesin e rekrutimit të kandidatëve për FSK. 

Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, tha se procesi i rekrutimit është duke ecur mirë dhe interesimi është shumë i madh. “Ka shumë interesim dhe ne jemi shumë të kënaqur në këtë drejtim”, tha ai.

Ai tha se ajo që gëzon është edhe interesimi i pjesëtarëve të komuniteteve në gjithë vendin. “Deri me tani janë rreth 130 persona që kanë aplikuar për të qenë pjesë e FSK-së nga radhët e minoriteteve, prej tyre 30 serbë”, tha ai, duke sqaruar se ka edhe nga pjesa veriore e Kosovës.

Brajshori theksoi se në këtë fazë të rekrutimit, që do të zgjas deri me 12 mars të këtij viti, në përgjithësi janë tërhequr rreth 9 mijë aplikacione, ndërsa që janë dorëzuar 5 mijë sosh.

Kurse sa i përket ecurisë së rekrutimit në veri, ai tha se atje sikur në gjithë Kosovën janë duke punuar ekipe mobile. “Ne i ftojmë të gjithë pa dallim të përkatësisë etnike dhe gjinore që të konkurrojnë për të qenë pjesë e FSK-së, kësaj force profesionale të Kosovës”. 

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmoj për informimin e qytetarëve sa i përket procesit të rekrutimit në FSK. “Mitrovica ka gjendje specifike andaj në këtë drejtim duhet që të ndihmojnë të gjithë”.  
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)