23 Prill 2024

Franca mbështet Kosovën në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti ambasadorin e Republikës së Francës në Prishtinë, Jean-François Fitou.

Fillimisht, ambasadori Fitou shprehu urimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Francës për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, duke shprehur kënaqësinë për  rikonfirmimin e Bajram Rexhepi si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që burojnë nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane me fokus në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

Ambasadori Fitou riafirmoi përkushtimin e Qeverisë franceze për vazhdimin e përkrahjes për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane.

Në fund të takimit, ambasadori Fitou në emër të ministrit të Brendshëm të Republikës së Francës z. Brice Hortefeux, ftoi ministrin Rexhepi për të realizuar një vizitë zyrtare në Paris, ftesë kjo e cila u pranua me kënaqësi dhe vizita pritet të realizohet në një të ardhme të afërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)